Liverpooli i është afruar shumë çerekfinales së Ligës së Evropës, pasi të enjten në Pragë të Republikës së Çekisë, fitoi thellë 5:1 ndaj Sparta Pragës.
Serinë e golave e hapi argjentinasi Alexis Mac Allister nga penalltia në minutën e gjashtë.
Dy golat tjerë i shënoi sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez.
Nunez realizoi në minutën e 25-t dhe të tretë shtesë të pjesës së parë.
Conor Bradley realizoi autogol për 3:1, një minutë pas pushimit.
Për 4:1 shënoi sulmuesi tjetër, kolumbiani Luis Diaz.
Egjiptianit Mohamed Salah iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 84-t, ndërsa rezultatin final e vendosi Dominik Szoboszlai, në minutën e katërt të kohës shtesë.
Liverpooli me këto pesë gola e ka kaluar shifrën e 1000 golave të realizuar nën drejtimin e trajnerit Juergen Klopp.
Qazim Laçi u inkuadrua në minutën e 65-të te vendësit, ndërsa dhjetë minuta më vonë, edhe Indrit Tuci.
Ndeshjen e radhës e zhvillon pas një jave në “Anfield”.
Po në stadiumin e zhurmshëm, Liverpooli në fundjavë e pret Manchester Cityn, në ndeshjen direkte për titull kampioni në Premier League.