Pas fitores 5:1 në ndeshjen e parë, Liverpooli ka shënuar tjetër fitore ndaj Sparta Pragës.
“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Klopp të enjten në mbrëmje në “Anfield” fituan me rezultatin 6:1, dhe kanë avancuar në çerekfinale të Ligës së Evropës me rezultatin e përgjithshëm 11:2.
4:1 u mbyll pjesa e parë në të mirë të vendësve.
Darwin Nunez, Bobby Clark, Mohammed Salah dhe Cody Gakpo shënuan për Liverpoolin, kurse Veljko Birmançeviq, realizoi për mysafirët.
Dominik Szoboszlai dhe Gakpo me tjetër gol e vendosën rezultatin final të takimit.
Edhe
Liverpooli i afrohet çerekfinales në Ligën e Evropës
Qazim Laçi luajti deri në minutën e 58-të, kurse Indrit Tuci luajti nga minuta e 66-të te mysafirët.
Kundërshtarin e radhës, Liverpooli do ta mësojë të premten pas tërheqjes së shortit në Nyon të Zvicrës.