Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Liverpoolit në Ligën e Evropës

Liverpooli ka fituar thellë në Grupin E të Ligës së Evropës.

“Të kuqtë” e drejtuar nga trajneri Juergen Klopp fituan me rezultatin 5:1.

Ishte fitorja e tretë për Liverpoolin në po aq ndeshje të luajtura dhe prinë me nëntë pikë.

Royale Unioni dhe Toulouse kanë nga katër pikë, kurse LASK-u i fundit është pa pikë.

Diogo Jota shënoi i pari për vendësit në minutën e nëntë.

Barazoi shifrat Thijs Dallinga në minutën e 16-të.

Edhe Më në fund, Liverpooli shijon një fitore Futboll 3 muaj më parë Më në fund, Liverpooli shijon një fitore

Më pas, Wataru Endo në minutën e 30-të dhe Darwin Nunez katër minuta më vonë, shënuan për 3:1.

Ryan Gravenberch e shënoi golin e katërt, në minutën e 65-të, kurse Mohamed Salah realizoi në minutën e tretë të kohës shtesë.