Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn

Liverpool

Ndonëse e humbi 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Stamboll nga Galatasaray, Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk ka pasur telashe në ndeshjen kthyese.

“Të kuqtë” të mërkurën mbrëma në “Anfield” fituan me rezultatin 4:0, dhe avancojnë tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dominik Szoboszlai shënoi për 1:0 në minutën e 25-të, kurse Mohamed Salah dështoi të realizonte nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. 

Por, sulmuesi nga Egjipti pati tjetër paraqitje në pjesën e dytë. 

Asistoi në golin për 2:0 të shënuar nga Hugo Ekitike në minutën e 52-të. 

Ryan Gravenberch shënoi për 3:0 një minutë më vonë, kurse në minutën e 56-të, Liverpoolit iu anulua një autogol, pasi gjatë ndërtimit të aksionit pati pozitë jashtë loje. 

Në minutën e 64-t, Salah shënoi supergol për 4:0 dhe e vendosi avancimin tutje të Liverpoolit. Liverpoolit iu anulua edhe një gol në minutën e 90-të i shënuar nga Mac Allister, për ndërhyrje të palejuar. 

Liverpoolin në çerkefinale e pret punë e vështirë në muajin prill. Përballet me fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin.

Lexo përditësimet tjera
ba

Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit