---
description: Ndonëse e humbi 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Stamboll nga Galatasaray, Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk ka pasur telashe në ndeshjen kt
title: Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/18/fc7570b9-9975-43fb-bb61-591eb8b31561.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn

![Liverpool](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/fc7570b9-9975-43fb-bb61-591eb8b31561.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 mars 2026 22:57
- Shpërndaje në:

- 18 mars 2026 22:57
- Shpërndaje në:

Ndonëse e humbi 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Stamboll nga Galatasaray, Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk ka pasur telashe në ndeshjen kthyese.

“Të kuqtë” të mërkurën mbrëma në “Anfield” fituan me rezultatin 4:0, dhe avancojnë tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:1. 

Dominik Szoboszlai shënoi për 1:0 në minutën e 25-të, kurse Mohamed Salah dështoi të realizonte nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. 

Por, sulmuesi nga Egjipti pati tjetër paraqitje në pjesën e dytë. 

Asistoi në golin për 2:0 të shënuar nga Hugo Ekitike në minutën e 52-të. 

Ryan Gravenberch shënoi për 3:0 një minutë më vonë, kurse në minutën e 56-të, Liverpoolit iu anulua një autogol, pasi gjatë ndërtimit të aksionit pati pozitë jashtë loje. 

[Edhe ![Salah shënon supergol](https://resources.koha.net/images/2026/February/14/08dd6782-4025-4f46-8eee-dc15e7e399bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 mar 2026 Salah shënon supergol](https://www.koha.net/futboll/salah-shenon-supergol)

Në minutën e 64-t, Salah shënoi supergol për 4:0 dhe e vendosi avancimin tutje të Liverpoolit. Liverpoolit iu anulua edhe një gol në minutën e 90-të i shënuar nga Mac Allister, për ndërhyrje të palejuar. 

Liverpoolin në çerkefinale e pret punë e vështirë në muajin prill. Përballet me fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin.

[Lexo përditësimet tjera![ba](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/0344b28c-62b6-4c1f-8e4b-c4cc4d05d902.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit</h4>](https://www.koha.net/futboll/live-cilet-do-te-jene-cerefinalistet-e-fundit-te-championsit)

[#Liverpool](https://www.koha.net/tag/liverpool) [#Galatasaray](https://www.koha.net/tag/galatasaray) [#Liga e Kampionëve](https://www.koha.net/tag/liga-e-kampioneve) [#UEFA Champions League](https://www.koha.net/tag/uefa-champions-league)

Artikuj të ngjashëm

- [![Liverpooli e shënon golin e dytë](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/95c5e004-a4dd-45e1-b6d2-fda5a52d25d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 mar 2026 Liverpooli e shënon golin e dytë](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-e-shenon-golin-e-dyte)
- [![Liverpooli dominues, por e shënoi vetëm një gol](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/651e477a-0bbb-435b-87a6-302c3730859b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 mar 2026 Liverpooli dominues, por e shënoi vetëm një gol](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-dominues-por-e-shenoi-vetem-nje-gol)
- [![Liverpooli shënon në “Anfield”](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/57ee6bd1-7e59-42de-9fdf-7e7f03a066af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 mar 2026 Liverpooli shënon në “Anfield”](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-shenon-ne-anfield)
- [![Liverpooli kërkon përmbysjen, ndeshje interesante edhe në Barcelonë](https://resources.koha.net/images/2026/March/17/90d7c2b4-607c-4c72-b6c7-3b2b467d2fa7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 mar 2026 Liverpooli kërkon përmbysjen, ndeshje interesante edhe në Barcelonë](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kerkon-permbysjen-ndeshje-interesante-edhe-ne-barcelone)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani po shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Liverpooli e kalon pa telashe Galatasarayn","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/liverpooli-e-kalon-pa-telashe-galatasarayn","datePublished":"2026-03-18T22:57:37+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:45:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":211,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ndonëse e humbi 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Stamboll nga Galatasaray, Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk ka pasur telashe në ndeshjen kt","url":"https://www.koha.net/futboll/liverpooli-e-kalon-pa-telashe-galatasarayn","keywords":"Liverpool, Galatasaray, Liga e Kampionëve, UEFA Champions League","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/18/fc7570b9-9975-43fb-bb61-591eb8b31561.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
