Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli heq dorë nga Gvardioli

Liverpooli ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit kroat, Joshko Gvardiol. Kështu ka bërë të ditur “Football Insider” të dielën. Në klubin anglez kanë vlerësuar se kroati është i shtrenjtë. 21-vjeçari i Kroacisë vlerësohet 80 milionë euro, çmim të cilin nuk është i gatshëm ta paguar Liverpooli.

Gvardiol me klubin gjerman Leipzig ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai shkëlqeu me fanellën e Kroacisë në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Paraqitje të mira në sezonin aktual ka pasur edhe me fanellën e Leipzigut në Bundesligën gjermane.

Ka shënuar tre gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Interesim për Gvardiolin kanë shprehur edhe disa klube të tjera të Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Artikuj të ngjashëm