Pas Real Madridit edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Joshko Gvardiol, ka njoftuar të hënën “The Sun”.
Mësohet se Liverpooli është i gatshëm ta rivalizojë Real Madridin për mbrojtësin kroat, i cili pati paraqitje të mira në kupën e botës “Katari 2022”.
Gvardiol është pjesë e Leipzigut dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 110 milionë eurosh. 21-vjeçari në vitin 2021 iu bashkua Leipzigut nga Dinamo e Zagrebit për 20 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2027.
Këtë sezon, Gvardiol ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar edhe një gol.
Artikuj të ngjashëm