Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Drejtuesit e Leipzigut kanë insistuar se mbrojtësi Joshko Gvardiol mund të largohet nga ekipi vetëm për ofertën e duhur. “Kicker” ka shkruar të martën se Leipzigu për kartonin e kroatit po kërkon të paktën 100 milionë euro.

Madje, thuhet se ekipi gjerman do t’i refuzojë të gjitha ofertat nën këtë çmim, pavarësisht dëshirës së 21-vjeçarit për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

Së fundmi, është raportuar se Gvardiol ka marrëveshje personale me Manchester Cityn dhe ekipi anglez do të ofrojë 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Gvardiol është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë, ndërsa me Leipzigun ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm