Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon Gvardiolin e Leipzigut

Joshko Gvardiol është gjithnjë e më pranë largimit nga Leipzigu për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub më të madh në Evropë. Së fundi interesim për shërbimet e mbrojtësit kroat ka shprehur Liverpooli.

Gvardiol ka treguar paraqitje të mira me Kroacinë në Kupën e Botës në Katar.

Reprezentuesi kroat ishte pranë kalimit te Chelsea verën e vitit të kaluar. Por, klubi anglez nuk ishte i gatshëm të paguante rreth 80 milionë euro për 21-vjeçarin.

Ai me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur edhe Reali, Manchester City, Bayerni dhe Unitedi.

Artikuj të ngjashëm