Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli heq dorë nga Asensio

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Liveropooli ka hequr dorë nga transferimi i Marco Asensios, raporton sajti i afërt me klubin anglez “Liverpool Echo”.

Më herët është raportuar se Liverpooli shihej si favorit për transferimin e futbollistit spanjoll. Por ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp ka hequr dorë nga transferimi tij. Synimi i klubit anglez është që në radhët e veta të transferoj lojtarë të rinj të talentuar.

26-vjeçari i Spanjës me Realin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Interesim për sulmuesin kanë shprehur edhe Milani dhe disa klube të tjera në Itali dhe Angli.

Artikuj të ngjashëm