Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli heq dorë nga Isco

Liverpooli ka hequr dorë nga transferimi i futbollistit spanjoll, Isco, raporton të enjten “El Nacional”.

Isco nuk është në planet e Realit për sezonin e ardhshëm.

Ai nuk ka hapësirë te skuadra e Realit për shkak të rënies së formës dhe kjo ka bërë që te skuadra angleze të heqin dorë nga transferimi.

Spanjolli këtë edicion me fanellën e Relit ka shënuar një gol në shtatë ndeshje. Me skuadrën spanjolle, Isco ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.