Raportohet se Liverpooli ka filluar bisedimet me Southamptonin për transferimin e mbrojtësit holandez Virgil van Dijk.
“Të Kuqtë” ishin pranë transferimit të holandezit javë më parë, por u detyruan të kërkojnë falje publike Southamptonit, pasi ky i fundit ishte ankuar në Federatë për mënyrën e veprimit të Liverpoolit, transmeton Koha.net.
Daniel Vanderkamp, ish-avokat në futboll, që kishte punuar përkrah Liverpoolit në transferimin e Bentekes nga Aston Villa ka thënë se skuadra e Jurgen Kloppit ka filluar bisedimet për finalizimin e marrëveshjes për Van Dijkun.
“Më është thënë se gjërat kanë filluar të lëvizin ndërmjet Liverpoolit dhe Southamptonit. Nuk e di nëse është dorëzuar ndonjë kërkesë, por që bisedimet kanë filluar”, ka shkruar ai në Twitter.
Kurse ditë më parë ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy ka thënë se një marrëveshje ndërmjet klubeve ishte afër finalizimit.