Liverpooli dhe Manchester City kanë ndarë pikët në derbin e madh të Premier Leagues.
Të dielën mbrëma, dy gjigantët anglezë luajtën 1:1 në kuadër të xhiros së 28-të. Kështu fituesi më i madh është Arsenali që mbetet lider me 64 pikë.
64 pikë në pozitën e dytë i ka Liverpooli, ndërsa kampioni në fuqi, City, është i treti me 63 pikë.
Derbi vetëm i ka dhënë zjarr garës për titull të kampionit në Angli. Deri në fund kanë mbetur edhe dhjetë xhiro. Do të jenë xhiro të jashtëzakonshme sa i takon garës për titull kampioni.
John Stones e kaloi në epërsi Manchster Cityn me golin e shënuar në minutën e 23-të. Nga këndi pasim të përkryer dha Kevin De Bruyne. Me rezultatin 1:0 në të mirë të Cityt përfundoi pjesa e parë.
Ndërkohë për 1:1 realizoi Alexis Mac Allister në minutën e 50-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.
Fundi i ndeshjes ishte i furishëm. City e goditi shtyllën me Jeremy Doku e në anën tjetër rast të mirë kishte Mohamed Salah.
Në fakt ritmi gjithë ndeshjen ishte shumë i lartë. Edhe pas rezultatit 1:1 rastet nuk kanë munguar. Por gola të tjerë nuk u shënuan dhe kështu dy skuadrat, së bashku me Arsenalin, vazhdojnë betejën për titull.
Liverpooli barazon rezultatin në derbi
Liverpooli e ka barazuar rezultatin në derbin ndaj Manchester Cityt. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e zjarrtë “Anfield”, ndërsa i takon xhiros së 28-të të Premier Leagues. Rezultati aktualisht është 1:1. Alexis Mac Allister shënoi nga penalltia në minutën e 50-të për 1:1.
Për Cityn në minutën e 23-të shënoi John Stones. Ai u asistua për mrekulli nga Kevin De Bruyne pas ekzekutimit nga këndi.
Ky ballafaqim mund ta vendos edhe titullin në Premier League.