Karim Adeyemi është një ndër lojtarët më të dalluar te Salzburgu. Sulmuesi i talentuar është duke shkëlqyer me ekipin austriak duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.
Mediat angleze kanë raportuar se për 19-vjeçarin interesim kanë shprehur Liveprooli dhe Bayern Munichu.
Të dy skuadrat do të tentojnë transferimin e Adeyemit.
Gjermani këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.
Ai ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm