Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e futbollistit të Salzburgut, Karim Adeyemi. Adeyemi është kthyer në një prej lojtarëve më të pëlqyer nga skuadrat evropiane, pasi sulmuesi po kalon kohë të mirë te Salzburgu.
Adeyemi ka realizuar 14 gola dhe ka asistuar dy herë në 21 paraqitje në të gjitha garat. Tri gola e një asistim i ka në Ligën e Kampionëve.
Gjermani është vetëm 19-vjeçar, ndërsa mediumet “Sport1” dhe “Diario AS” kanë shkruar të enjten se përfaqësues të tij janë takuar me zyrtarë të Real Madridit për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Kontrata e Adeyemit me Leipzigun përfundon në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm