Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adeyemi vendos t’i bashkohet Dortmundit

Reprezentuesi i Gjermanisë, Karim Adeyemi, ka vendosur që t’i bashkohet Borussia Dortmundit, teksa është raportuar se ai ka refuzuar edhe skuadrën e Manchester Unitedit.

Adeyemi ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira me Salzburgun në edicionin aktual, duke shënuar 21 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Unitedi dhe Bayern Munichu ishin në mesin e skuadrave të mëdha që kishin shprehur interesim për 20-vjeçarin, por Dortmundi e ka fituar garën për ta siguruar nënshkrimin e tij.