Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adeyemi refuzon Unitedin

Sulmuesi i Salzburgut, Karim Adeyemi, ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit ka raportuar “Kicker” të martën.

Bëhet e ditur se Unitedi i kishte ofruar Adeyemit kontratë pesëvjeçare me pagë javore prej 180 mijë eurosh, por gjermani nuk e ka pranuar për shkak se nuk dëshiron të luajë në Angli. Arsyeja e refuzimit të kontratës thuhet se është fakti që Adeyemi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Borussia Dortmundin.

Ekipi gjerman i ka ofruar atij kontratë deri në vitin 2027 dhe po negocion me Salzburgun për lirimin e tij. Për 20-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2024,

Dortmundi është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro. Adeyemi ka shënuar 21 gola në 41 paraqitje këtë edicion.