Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salzburgu nuk pajtohet me Dortmundin për Adeyemin

Red Bull Salzburgu nuk është pajtuar me ofertën e Borussia Dortmundit për Karim Adeyemin, raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.

Italiani ka njoftuar se Adeyemi është pajtuar me Dortmundin, por skuadra austriake ka refuzuar ofertën.

Megjithatë, bisedimet janë ende duke vazhduar, ndërsa Dortmundi udhëheq garën për transferimin e Adeyemit.

Reprezentuesi i Gjermanisë me Salzburgun ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Sezonin aktual, Adeyemi në Bundesligën e Austrisë ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar dy herë në 21 paraqitje.