Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi favorit për Adeyemin

Klubi gjerman Borussia Dortmund mbetet favorit në garën për sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Karim Adeyemi, njofton “goal.com” dhe “SPOX”.

Interesim për futbollistin gjerman ka shprehur edhe Leipzigu. Këto dy skuadra shihen si e ardhmja e gjermanit, pasi gjiganti Bayern Muenchen ka hequr dorë nga transferimi i talentit të skuadrës austriake.

Interesim për Adeyemin ka shprehur edhe Barcelona. Ai me Salzburgun ka kontratë deri në verën e vitit 2024.