Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi me ofertë për Adeyemin

Borussia Dortmund ka hapur negociatat me Red Bull Salzburgun për sulmuesin Karim Adeyemi.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit gjerman janë në negociatat të avancuara me Salzburgun për talentin gjerman.

Dortmundi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro 20-vjeçarin.

Për shërbimet e Adeyemit interesim ka shprehur edhe Barcelona, Bayern Munichu dhe Leipzigu.

Këtë sezon në 28 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 18 gola.