Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi siguron Adeyemin

Sulmuesi Karim Adeyemi do të jetë përforcimi i parë i Borussia Dortmundit për sezonin e ardhshëm. “Sky” ka njoftuar të premten se Dortmundi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Salzburgut për transferimin e Adeyemit në verë.

Për kartonin e tij, Dortmundi do të paguajë 35 milionë euro, ndërsa Adeyemi po shihet si zëvendësim i Erling Haalandit, i cili pritet të largohet nga ekipi gjerman në verë.

Ndërkohë, Adeyemi 20-vjeçar me Dortmundin do të firmosë kontratë pesëvjeçare, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.

Adeyemi ka shënuar 20 gola në 38 paraqitje këtë sezon dhe është kërkuar edhe nga skuadra të tjera të mëdha të Evropës.