Paraqitjet e mira me Leeds Unitedin dhe Anglinë, kanë bërë që për Kalvin Phillipsin të interesohen klubet e mëdha evropiane.
“El Nacional” raporton se për mesfushorin anglez interesimin më të madh e ka shfaqur Liverpooli.
Liverpooli është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte për 26-vjeçarin, por bëhet e ditur se klubi anglez nuk është i interesuar që ta shesë lojtarin brenda Anglisë.
Raportohet se në garë për Phillipsin mund të hyjë edhe Real Madridi.
Kontrata me Leedsin, Phillipsit i skadon në vitin 2024.
Vlera e tij sipas “Transfermakt” është rreth 40 milionë euro.