Pas paraqitjeve të mira në “Euro 2020” me Italinë, për mesfushorin e Interit kanë shprehur interesim dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester United.
“Tutto Sport” shkruan se klubet angleze janë të gatshme të paguajnë deri në 70 milionë euro për futbollistin italian.
24-vjeçari u transferua te Interi në vitin 2019 nga Cagliari për 44.5 milionë euro.
Edhe në atë kohë Liverpooli dhe Man Unitedi ishin të interesuar, por Barella vendosi të mbetej në Itali.
Misioni i klubeve angleze për ta transferuar italianin është i pamundur në këtë periudhë, pasi Interi nuk është i interesuar që ta shesë Barellan.
Madje, ai shihet edhe si kapiten i ardhshëm i skuadrës italiane, kur Samir Handanoviqi të largohet.