Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli dëshiron rikthimin e Susos

Liverpooli synon që ta blejë yllin spanjoll të Milanit, Suso, në afatin kalimtar të verës.

Drejtuesit e klubit anglez po përgatiten të paguajnë klauzolën e largimit të spanjollit nga Milani, që kap shifrën e 40 milionë eurove.

24-vjeçari, që ka qenë pjesë e ekipit të parë të “The Reds” në sezonet 2012-2015 pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, që e sheh si një element që mund t’u përshtatet më së miri taktikave të tij, transmeton KP.

Liverpooli e kërkoi Suson edhe në janar, pasi shiti Philippe Coutinhon dhe tani po përgatit një sulm të dytë gjatë afatit kalimtar të verës.