Sulmuesi i krahut, Suso, është duke kaluar formë të shkëlqyer këtë edicion te Milani.
Forma e mirë në të cilën është duke kaluar spanjolli, ka bërë që shumë skuadra evropiane të shprehin interesim për të.
Pas Chelseat dhe Atletico Madridit, së fundmi, në garë për Suson ka hyrë edhe Real Madridi.
Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e spanjollit, e cila është 40 milionë euro.
24-vjeçari, këtë sezon me “kuqezinjtë”, në 12 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe shtatë asistime.
Artikuj të ngjashëm