Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Atletico pas Susos

Futbollisti spanjoll, Suso po kalon në një formë shumë të mirë këtë stinor.

Paraqitjet e Susos me Milanin kanë ngritur vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

Sipas TuttoMercatoWeb, për spanjollin kanë shprehur interesim Chelsea dhe Atletico Madrid.

Suso aktualisht është në bisedime me Milanin për vazhdimin e kontratës, pasi drejtuesit e klubit po mundohen t’ia ndryshojnë klauzolën prej 38 milionë eurosh, e cila mund të paguhet lehtësisht nga klube si Chelsea apo Atletico, transmeton kp. 

Megjithatë spanjolli deri më tani nuk ka pranuar të vazhdojë bashkëpunimin me Milanin.