Ylli spanjoll Suso është i interesuar të firmos kontratë të re me Milanin, ndonëse për shërbimet e tij janë duke interesuar skuadrat si Lyoni e Fiorentina, bën të ditur "Calciomercato" të mërkurën.
Ish-sulmuesi anësor i Liverpoolit është duke u ndjerë mirë te Milani dhe po synon të vazhdojë kontratën.
Milani është duke kërkuar të shesë lojtarë, në mënyrë që të transferojë lojtarë tjerë.
Një nga transferimet pritet të jetë argjentinasi Angel Correa që do të vijë nga Atletico Madridi. Suso 25-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2022. Stinorin e fundit ai luajti në 41 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi tetë gola dhe asistoi nëntë tjerë.