Futbollisti spanjoll, Suso mund të kthehet përsëri në La Liga.
E ardhmja e Susos te Milani është në dyshim, pasi futbollisti spanjoll ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, që klubet e mëdha mund ta paguajnë lehtësisht.
Në garë për të janë Atletico Madridi dhe Sevilla, por ekipi i Diego Simeones është favorit për të nënshkruar me ish-futbollistin e Liverpoolit, transmeton KP.
Atletico kërkon një lojtar me tipare të Susos dhe duke parë çmimin e favorshëm pritet të bëjnë hapa konkret për blerjen e tij në verë.