Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpool dhe Chelsea në Champions, Liecesteri mbetet në Europa League

Xhiroja e fundit në Premier League ka vendosur edhe për skuadrat që do të përfaqësojnë futbollin anglez në Ligat Evropiane.

Liverpool dhe Chelsea janë skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri. Liverpool në shtëpi fitoi me rezultat 2:0 ndaj Crystal Palacet.

Me këtë fitore Liverpooli e mbylli sezonin në pozitën e tretë me 69 pikë.

Chelsea edhe përkundër disfatës ndaj Aston Villas, e kanë mbyllur sezonin në pozitën e katërt me 67 pikë. Leicesteri në shtëpi u mposht nga Tottenhami me rezultatin 4:2. Me këtë humbje “Dhelprat” e kanë mbyllur sezonin në pozitën e pestë me 66 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Europa League. Ndërsa Tottenhami do të luaj në Ligën e Konferencës.

Manchester City festoi titullin kampion në shtëpi me fitore ndaj Evertonit me rezultatin 5:0. Me fitore e mbylli edhe Manchester Unitedi në udhëtim te Wolverhamptoni 2:1.

Edhe Gati gjysma e Premier Leagues do të garojë në Evropë Futboll Gati gjysma e Premier Leagues do të garojë në Evropë

West Hami pas fitores 3:0 ndaj Southamptonit do të luaj në Ligën e Evropës ndërsa Arsenali përkundër fitores 2:0 ndaj Brightonit ka mbetur jashtë garave evropiane.

Nga elita e futbollit anglez kanë rënë Fulhami, WBA dhe Sheffield Utd.