Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpool afër marrëveshjes me mbrojtësin e Schalkes

Liverpool do të tentoj të transferojë një mbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Klubi anglez tentoi ta transferonte mbrojtësin kroate Duje Caleta- Car, por dështoi në momentet e fundit. Kjo pasi klubi i Marseille nuk ka lejuar lojtarin të largohet.

Mirëpo drejtuesit e klubit anglez janë në kërkim të një mbrojtësi tjetër. Së fundmi kampioni anglez po tenton transferimin e mbrojtësi të Schalkes Ozan Kabak. Madje thuhet se Liverpool ka arritur marrëveshje me klubin gjerman.