Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lirim Kastrati shënon gol të bukur ndaj Rijekës

Futbollisti kosovar Lirim Kastrati është duke vazhduar me formën e lartë në elitën e futbollit kroat.

Ai sot ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Lomotivës së Zagrebit ndaj Rijekës, 2-0, transmeton Koha.net.

Datkoviq kishte kaluar Lokomotivën në epërsi në minutën e 26. Kurse epërsinë e kishte dyfishuar Kastrati me një gol të bukur në minutën e 71.

Ky ishte goli i pestë i tij këtë sezon, që e rendit në mesin e sulmuesve më të mirë në ligë.