Lirim Kastrati e ka nisur vitin 2020 me dy gola në elitën e futbollit të Kroacisë.
21-vjeçari shënoi golat e fitores për Lokomotivën e Zagrebit, në derbin e javës, kundër Rijekës, takim që u mbyll 2:1.
Golin e parë, futbollisti kosovar e shënoi në fund të pjesës së parë, transmeton KTV.
Ndërkaq të dytin në minutën ‘71, gol që në fund doli të jetë i 3 pikëve.
Me 8 gola, Lirim Kastrati është shënuesi më i mirë i Lokomotivës dhe renditet i katërtit në listën e golashënuesve më të mirë në Kroaci.
Me fitoren e arritur, Lokomotiva është në vendin e pestë, me 31 pikë.