Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, është në dyshim për ndeshjet e tetorit që përfaqësuesja kosovare i luan kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë.
Kastrati ka munguar në stërvitjen e parë të mbajtur të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai ndodhet në listën e selektorit Bernard Shalland, por ende nuk ka ardhur në Kosovë.
Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë shkurt për KOHËN se sot ose më së largu të mërkurën, do të vendoset nëse Kastrati do të bashkohet me “Dardanët”.
“Kastrati ende nuk ka ardhur në Kosovë. Stafet mjekësore të Kosovës dhe të Legias janë në kontakt të vazhdueshëm. Do të ketë edhe disa kontrolle dhe fotografime dhe pastaj do të vendoset. Sot më së largu nesër do të dihet nëse Kastrati do të jetë pjesë e ndeshjeve të tetorit”, u shpreh Sahiti.
22-vjeçari ka pësuar lëndim në nyje gjatë ndeshjes së fundit me Legian e Varshavës.
-
Kastrati nuk u grumbullua me Kosovën që të fokusohet në skuadër, por pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme
-
Kastrati shpreson ta ndihmojë Kosovën në ndeshjet e tetorit
-
Kastrati e Celina, mungesat në stërvitjen e së martës
-
Kastrati lëndohet, mungon ndaj Zvicrës
-
Pas incidentit të rrezikshëm, Kastrati i gatshëm të japë maksimumin për Kosovën