Në ligën e tretë të Suedisë, në Divizionin 1, me skuadrën IK Oddevold, formë të shkëlqyer është duke kaluar, sulmuesi shqiptar Liridon Selmani.
Forma e tij e mirë këtë sezon, ka bërë që shumë ekipe suedeze të interesohen për të.
Karriera e 26-vjeçarit nga Ferizaj ka nisur shumë herët, por jo gjithmonë ishte e mirë. Ai është rritur në Suedi, aty edhe ku e ka filluar karrierën e tij si futbollist, transmeton KTV.
në moshën 7-vjeçare, nisi me ekipin e ekipit të ligës së 8 në Suedi, Hyltebruks IF, ku qëndroi deri në moshën 17-vjeçare.
Më pas, nënshkroi kontratë dyvjeçare, me ekipin e parë të ligës suedeze, Halmstad BK, me të cilën skuadër zhvilloi vetëm tri ndeshje.
Edhe
Selmani afër transferimit te Goteborgu
Lëndimet i shkaktuan ulje në karrierë, ku pas dy vjetësh kaloi në ligën e tretë, për të vazhduar edhe në Norvegji për një vit tjetër.
Para dy vjetësh, kishte nënshkruar kontratë edhe me Varbergs BoIS në ligën e dytë, ku qëndroi vetëm gjashtë muaj.
Po në vitin 2016, në prova ishte edhe te FC Drita në Superligë, duke qenë afër nënshkrimit të kontratës, por nuk u arrit një gjë e tillë.
Përmes ekipit Oddevold ai synon ngjitjen e madhe në karrierë.
Edhe
Selmani mund të kthehet në “Allsvenskan”
Dëshira më e madhe për 26-vjeçarin Selmani, është që të përparojë sa më shumë në karrierë, dhe pse jo të marrë thirrje edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Selmani ka qenë edhe pjesë e shpresave të Kombëtares së Shqipërisë U21, dhe ka zhvilluar një ndeshje kundër Maqedonisë.