Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lipjani shënon fitoren e parë pas 16 humbjeve

Lipjani ka arritur fitore befasuese në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo skuadër, pas 16 humbjeve rresht, arriti fitoren e parë duke e mposhtur Bashkimi dhe atë në Prizren, me rezultat 83:64.

Mysafirët nga Lipjani fituan tri periudhat e para për të krijuar epërsi të pakapshme nga vendasit, të cilët arritën të triumfojnë vetëm në periudhën e katërt.

Pas 17 ndeshjeve, Bashkimi ka 11 fitore e gjashtë humbje në pozitën e tretë, ndërsa Lipjani mbetet i fundit.