Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi me fitore bindëse ndaj Istogut

Ashtu si pritej, Bashkimi e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Prizren, Bashkimi e mposhti Istogun me rezultat 128:65.

Istogu është dorëzuar dhe po luan vetëm me vendorë, pa bërë rezistencë ndaj rivalëve.

Bashkimi është i gjashti me 33 pikë, ndërsa Istogu është i fundit me 25 pikë dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.