Jesse Lingard ka treguar se ishte shumë afër që të bënte pushim përgjithmonë nga futbolli gjatë kohës së izolimit. Ai ka nënvizuar se është përballur me probleme mendore por edhe me depresionin e nënës.
Lingardi i kaloi afër dy vjet në Manchester United.
Por, 28-vjeçari është ringjallur pasi i është bashkuar West Ham Unitedit si i huazuar në muajin janar, duke shënuar nëntë gola në 10 ndeshje dhe e fitoi vendin te Përfaqësuesja angleze.
“Lehtësisht do të mund të pensionohesha gjatë kohës së izolimit. Kam pasur momente që kam thënë se ‘nuk dua të vazhdojë më, po tërhiqem, po dorëzohem’. Lufta brenda në mua më ka sjellë sërish në jetë”, ka thënë Lingard në një intervistë dhënë emisionit “Presenting” në YouTube.