Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Limani i Prishtinës, lojtari më i mirë i xhiros

Futbollisti i Prishtinës, Ardian Limani, është shpallur më i miri i xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës. Vlerësimin e bëri FFK-ja, përkatësisht një komision i veteranëve të futbollit. Sipas vlerësimit, Limani shfaqi nivel të lartë në mbrojtje, ndërsa ndihmoi Prishtinën edhe me gol barazimin 1:1 ndaj Gjilanit.

“Për mua është një kënaqësi e madhe ky çmim, duke e ditur që sapo i jam bashkuar ekipit më të trofeshëm në historinë e futbollit kosovar.  Ndihem i vlerësuar dhe ky çmim më jep motiv shtesë që në vazhdm të ndihmoj edhe më shumë skuadrën time. Një falënderim të gjithë bashkëlojtarëve dhe shabit teknik për bashkëpunimin në ndeshje dhe për faktin që më kanë pritur mirë në kryeqytet”, ka theksuar Limani për faqen zyrtare të FFK-së.