Mesfushori kosovar, Vesel Limaj, ka shënuar golin e parë në kampionatin rumun.
Ai të dielën shënoi për Hermannstadt, që fitoi 2:1 ndaj Arges Pitestit. Limaj e shënoi golin për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa e kompletoi ndeshjen.
26-vjeçari ka 11 paraqitje në kampionatin rumun, ndërsa ka kontribuuar me një gol e një asistim.
Më herët Limaj ka luajtur te Tirana, Kukësi e Bylisi, si dhe te disa skuadra gjermane. Është rritur në futbollin gjerman.
Ndeshja e së shtunës e Hemannstadtit i ka takuar xhiros së pestë të plejautit. Hermannstadti është në pozitë të volitshme.