Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Limaj asiston në fitoren e Hermannstadtit

Hermannstadti është duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit të Rumanisë.

Një hap drejt mbijetesës e ka bërë të shtunën, kur kjo skuadër fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te Mioveni.

Ishte ndeshje e xhiros së katërt e kampionatit rumun, por në grupin e skuadrave për mbetje në ligë.

Vesel Limaj dha kontribut në fitoren 2:0, me asistimin në golin e dytë, në minutën e 65-të.

Limaj luajti deri në minutën e 68-të të ndeshjes.

Hermannstadti është në vendin e 10-të me 24 pikë, 13-të më shumë se Mioveni që zë pozitën e fundit.

Artikuj të ngjashëm