Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani zyrtarizon transferimin e Limajt

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar për transferimin e Vesel Limajt.

Limaj ka përforcuar mesfushën e suharekasve, ndërsa është transferuar nga Hermannstadti i elitës së futbollit të Rumanisë.

“Kemi kënaqësinë t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fites i Superkupës si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit të shtunën.

Limaj 26-vjeçar, në edicionin e kaluar pati tri gola të shënuar e një asistim. Nga Tirana kishte kaluar te Hermannstadti në fillim të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm