Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Limaj, përforcimi i radhës te Ballkani

Vesel Limaj do të zyrtarizohet te skuadra e Ballkanit si përforcim i radhës për kampionin e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka konfirmuar të enjten drejtori sportiv i skuadrës së FC Hermannstadtit, që bën gara në elitën e futbollit të Rumanisë. Hermannstadtit, Limaj 26-vjeçar iu bashkua në janar të këtij viti nga skuadra e Tiranës. Limaj luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe tani mund të llogaritet pjesë e Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kemi shitur një lojtar që ndoshta askush nuk e ka pritur. Limaj është shitur për një shumë të parave. Është marrëveshje e mirë për klubin tonë, por nuk mund të jap detaje tjera. Brenda pak ditësh, Limaj do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve me skuadrën e re, kundër Ludogoretsit. Ende nuk e dimë nëse edhe dikush tjetër do të largohet apo jo”, ka thënë drejtori sportiv i Hermannstadtit, Radu Negut.

Largimin e kosovarit e ka konfirmuar edhe klubi rumun përmes faqes zyrtare. Limaj është zhvilluar në skuadra të futbollit gjerman, ndërsa ka luajtur për Hamburgun II, SV Hornin, Bylisin e Kukësin.