Lojtarët në dy ligat e para të Spanjës në futboll do t’i nënshtrohen testeve ditore antigjen, sipas protokollit të ri shëndetësor të miratuar nga liga spanjolle të mërkurën, raporton agjencia AP.
Liga ka thënë që 95 për qind e lojtarëve kanë marrë dy doza të vaksinës, por “me paraqitjen e varianteve të reja si Omicron, është me rëndësi që të mos ulet mbrojtja”.
Liga e Spanjës, që drejton dy ligat elitare të Spanjës, është duke forcuar kontrollet pas valës së re të infeksionit. Deri tash vetëm një ndeshje – ajo e kësaj jave mes Lugos dhe Almerias në Kategorinë e Dytë – është shtyrë, pasi 23 lojtarë të Lugos rezultuan pozitivë me koronavirus.
Por rastet me koronavirus kanë goditur edhe liderin e La Ligas, Real Madridi, me tetë raste të infeksionit në skuadërn e parë, përfshirë këtu mesfushorin Luka Modriq.
-
Katër lojtarë te Reali rezultojnë pozitiv me COVID-19
-
Serie A krenohet me 98 për qind të lojtarëve të vaksinuar me dy dozat
-
Klopp kërkon më shumë transparencë nga klubet për rastet me koronavirus
-
Modriqi dhe Marcelo rezultojnë pozitivë me koronavirus
-
Lojtarët në Angli do të testohen për COVID deri në nëntë herë në javë