Janë më pak se 24 orë prej humbjes së fundit dhe zhgënjyese të ekipit të ragbit Leeds Rhinos, por fokusi i lojtarit Jamie Jones-Buchaman është vetëm te pasimi gjatë seancës stërvitore, të cilën po e kryen me 57-vjeçaren, Barbara.
Përkrah tyre është Adami, i cili është rritur duke bartur ujin për ekipin e vëllait të tij, Bradleyt, por pa qenë ndonjëherë në gjendje të luajë në ligën e ragbit. Dhe Mitch, një tjetër që për herë të parë po e luan këtë sport, derisa familja e tij nuk mund të kujtohet se kur ka qenë ai ndonjëherë më i lumtur sesa tash.
Ky ekip është i veçantë. Njihet me emrin Leeds Rhinos dhe funksionon në kuadër të fondacionit për personat me aftësi të kufizuara. Pra, është ekip i këtyre personave që merr pjesë në ligën e ragbit së bashku me nëntë klubet e tjera në Angli, shkruan sot Koha Ditore.
Këto nëntë ekipe përbëhen prej personave me aftësi të kufizuara, kurse çdo vikend luajnë në kuadër të ligës së tyre.
Ky është një version i modifikuar i ligës së ragbit dhe shumë i veçantë për shkak se u mundëson personave me aftësi të kufizuara të ndjekin ëndrrën e tyre në sport. Falë kësaj nisme, liga e ragbit për personat me aftësi të kufizuar ka fituar popullaritet të madh në tërë botën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Leedsi reagon për fishkëllimat e tifozëve të tij gjatë kohës së iftarit
-
Gruaja që po rrit 98 fëmijë me aftësi të kufizuara
-
Ragbistet e para kosovare me synime të mëdha
-
Wrexham, klubi nga Uellsi që u fuqizua nga dy aktorë të Hollywoodit
-
Leedsi po shpreson në kthimin e Bamfordit për ta ndihmuar në luftën për mbijetesë