Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liga e Malit të Zi vazhdon të shtunën, me tifozë në stadiume

Liga e Malit të Zi në futboll vazhdon të shtunën. Madje do të lejohen edhe shikuesit në stadiume, është bërë e ditur të hënën.

Tashmë kampionati i futbollit ka rifilluar në disa vende evropiane, por shikuesit nuk lejohen në stadiume. Në Mal të Zi është vendosur për hap tutje. Mali i Zi ka mbi dhjetë ditë që nuk ka raportuar raste të reja me COVID-19, ndërsa është vendi i parë në Evropë që nuk ka asnjë rast aktiv aktualisht.

Se shikuesit do të lejohen në ngjarje sportive e ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq në një konferencë për shtyp.

“Do të lejohet numër i kufizuar i publikut në ngjarje sportive, me masa të duhura”, ka thënë Markoviq.

Rreth një muaj më parë është vlerësuar e pamundur që edicioni të rifillojë në Mal të Zi. Të lejohen shikuesit nuk ka qenë opsion. Por situata është përmirësuar ndjeshëm së fundi dhe masat janë lehtësuar.

Edhe Pezullohet kampionati i futbollit në Mal të Zi Sport Pezullohet kampionati i futbollit në Mal të Zi

Kampionati në Mal të Zi rifillon pas 84 ditëve, ndërsa 13 xhirot si dhe gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës do të luhen deri më 2 gusht. Barazhi për vend në elitë do të luhet më 3 e 8 gusht.

Sipas “vijesti.me”, ka mbetur që të përcaktohet numri i tifozëve që do të lejohen nëpër stadiume.