Me Ukrainën dhe Islandën në luftë të rreptë për kualifikim në botëror, gjasat që Kosova të shënojë fitore në ciklin e saj të parë, nuk vlerësohen të mëdha.
Fitorja mbetet synim i Kosovës për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve për botërorin e vitit 2018, por me shumë gjasa ajo do të vijë vetëm vitin tjetër, në një garë të re të UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një viti, në shtator të 2018-s, do të luhen dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Kjo garë e re do të zhvillohet në katër nivele (liga) dhe Kosova do të jetë në ligën më të dobët, Ligën D.
Ndarja e përfaqësueseve evropiane nëpër nivele do të bëhet në bazë të ranglistës dhe kundërshtarët e Kosovës mund të jenë përfaqësuese si: Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Maqedonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Letonia, Moldavia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, San Marino apo Gjibraltari. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.