Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lidhja e veçantë e Alissonit me legjendën Claudio Taffarel

Ishte viti 2015 dhe ishte vetëm hera e tij e parë në kampin e Brazilit, por nuk iu desh shumë kohë që portieri Alisson Becker të bënte një ndikim të menjëhershëm. Këtë e kujton më së miri Gilmar Rinaldi që atëbotë ishte menaxher i përgjithshëm i Përfaqësueses së Brazilit.

“Të gjithë lojtarët në kamp, insiston se tani kemi një portier të madh”, thotë Rinaldi.

Djaloshi i ri ishte ende i panjohur dhe askush nuk iu besonte syve te Brazili se në kampin e tyre kishin një portier të klasit botëror. Madje, as Carlos Dunga që ishte përzgjedhës i Brazilit.

“Dunga erdhi tek unë dhe më pyeti se po e shoh atë që po e shihte edhe ai. Dunga ishte i impresionuar”, thotë Rinaldi.

Një njeri, megjithatë, nuk ishte i befasuar me Alissonin: Claudio Taffarel, trajneri i portierëve të Brazilit. Dyshja kishin qenë të afërt për aq kohë sa Alisson filloi ta quante “baba”. Djali i vërtetë i Taffarelit, Dodo, u rrit duke luajtur së bashku me Alissonin te ekipi Internacional de Porto Alegre. Dhe, si një figurë e vërtetë babai, Taffarel qëndroi në krah të tij kur një pjesë e mediave skeptike braziliane sugjeruan se 23-vjeçari me sy blu dhe i pashëm ishte ngritur për shkak të imazhit të tij, në vend të aftësisë së tij për të ndalur gjuajtjet. Taffarel, natyrisht, kishte të drejtë. Të paktë janë ata që dyshojnë tani që portieri i Liverpoolit është një nga yjet më të mëdhenj të botës. Pra, nuk është befasi që ishte Taffarel ai që zgjodhi Alisson si trajnerin e ri të portierëve të Liverpoolit muajin e kaluar. Juergen Klopp këmbëngul se është pjesë e një strategjie më të gjerë për të krijuar një filozofi të koordinuar për portierët e rinj të klubit, të cilët përfshijnë një tjetër brazilian, 18-vjeçarin Marcelo Pitaluga. Përpara Alissonit, historia e portierëve të Liverpoolit ka qenë e mbushur me gabime katastrofale, por nëse gjenerata e ardhshme do të mbushet me identitetin e Taffarelit, atëherë te klubi anglez mund të presin rezultate të mahnitshme.

Edhe Spanja “luan” me shtatë portierë Botërori 2026 2 j. më parë Spanja “luan” me shtatë portierë

“Në Internacional ata prodhojnë portierë që janë më pak të prirë për të bërë pritje akrobatike dhe përqendrohen që të bëjnë punën e tyre në mënyrë më të thjeshtë dhe më të sigurt", shpjegon Rogerio Maia, i cili punoi si ndihmës i Taffarelit te Brazili. “Taffarel ka nxjerrë shumë portierë, por Alissoni është kulminacioni”.

Është skuadra e Internacionalit ajo që i ka afruar Alissonin dhe Taffarelin në një marrëdhënie që shkon shumë përtej fushës. Sa herë që gjenden në shtetin e tyre në Rio Grande do Sul, ata takohen dhe shpesh udhëtojnë me familjet e tyre për pushime.

“Ata janë të pandashëm”, tha Maia.

Lëvizja e Taffarelit në Liverpool ka ngritur disa shqetësime në Brazil, me disa dyshime nëse kjo do të ndikojë në vendimin se kush do të jetë portieri i parë i Brazilit në kampionatin botëror “Katari 2022”.

“Nuk shoh asnjë problem. Nuk mendoj se ka asnjë dyshim që Alisson është portieri ynë i padiskutueshëm, me gjithë respektin për lojtarët e tjerë”, shtoi Rinaldi.

Edhe Me gjithë shpresën, Ancelotti nuk bëri mrekullinë me Brazilin Botërori 2026 2 j. më parë Me gjithë shpresën, Ancelotti nuk bëri mrekullinë me Brazilin

Një figurë karizmatike, Taffarel është gjithashtu një person shumë i respektuar nga të gjithë tifozët në Brazil. Nuk është e tepruar të thuhet se sa herë që është me kombëtaren, ai firmos më shumë fanella sesa Roberto Firmino dhe Fabinho, të cilët janë pjesë e Liverpoolit. Ky është kryesisht një reflektim i rolit të tij në triumfin e Brazilit në Botërorin e vitit 2014 në finalen ndaj Italisë. Nuk është çudi që Taffarel konsiderohet si kumbari i portierit Alisson. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur te Parma dhe Galatasaray, ndërsa vlerësohet se hapi dyert në vitet 1990 për portierët brazilianë jashtë vendit.

“Unë kam raporte fantastike me Claudion, me të cilin tani do të punoj edhe te Liverpooli. Jam shumë i lumtur që do ta kem pranë vetes një trajner me të cilin jam rritur. Falë tij, unë kam arritur deri këtu tani”, ka thënë Alisson për “babanë” e tij.