Kanë përfunduar garat në sportin e ping-pongut në Kosovë në konkurrencën e seniorëve, në gara ekipore.
Epitetin e klubeve më të mira e morën Lidhja e Prizrenit në konkurrencën e meshkujve dhe klubi Drita në konkurrencën e femrave.
Lidhja e Prizrenit të dielën u mposht në xhiron e fundit nga Liria por kjo disfatë nuk ia rrezikoi titullin e kampionit. Lidhja e Prizrenit shpallet kampion i vitit 2021 me vetëm një humbje të pësuar. Mblodhi në total 27 pikë, katër më shumë se përcjellësi Matkos Pharm Dardania.
Në konkurrencën e femrave, Drita vazhdoi dominimin. Fitoi kundër skuadrës Ahmet Hoxha dhe e mbrojti titullin e kampionit pa asnjë disfatë të pësuar sivjet. Ka arkëtuar 26 pikë, një më shumë se skuadra Ahmet Hoxha, që e pati vetëm një disfatë sivjet.
-
Drita i afrohet titullit dhe largon Prishtinën nga zona e Evropës
-
Drita kampione e Kosovës në futboll, i jep fund dominimit të Ballkanit
-
Drita, kampione e Kosovës në volejboll
-
Pas përvojës në Champions dhe Ligën e Evropës, Drita do të testohet edhe në Ligën e Konferencës
-
Volejbollistet e Dritës, një fitore larg titullit