Lideri i Gjermanisë, Union Berlini e ka fituar në fund ndeshjen në shtëpi ndaj Borussia Moenchengladbachut.
Unioni fitoi me përmbysje të rezultatit takimin e javës së 12-të të Bundesligës gjermane. Golin e barazimit e shënoi në minutën e 79-të, ndërsa të fitores në minutën e 97-të.
Me fitoren e arritur të dielën, Unioni ruajti edhe pozitën e parë. Pas 12 ndeshjeve zë vendin e parë me 26 pikë, një më shumë se Bayerni.
Moenchengladbachu ka 16 pikë.