Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liderët shënojnë fitoret e radhës në Bundesligës

Bayer Leverkuseni, Bayern Muencheni dhe RB Leipzigu i kanë shënuar fitoret e radhës në Bundesligës.

Leverkuseni triumfoi sonte 4:0 në udhëtim ndja Kolenit në xhiron e 12-të të Bundesligës.

Mitchell Weiser (8’), Moussa Diaby (10’), Patrik Schick (54’) dhe Florian Wirtz (59’) shënuan për Leverkusenin.

Për Koelnin titullar ishte Elvir Rexhbeçaj dhe luajtjti 65 minuta.

Bayern Muencheni ndërkohë triumfoi me 2:1 ndaj Wolfsburgut. Robert Lewandowski (45+2’ dhe 50’) shënoi dy gola për Bayernin, ndërsa Maximilian Philipp (5’) shënoi golin e vetëm për Wolfsburgun.

Edhe Bayerni triumfon ndaj Leverkusenit i afrohet titullit në Bundesligë Sport Bayerni triumfon ndaj Leverkusenit i afrohet titullit në Bundesligë

Leipzigu fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Hoffenheimit fal golit të Yussuf Poulsenit të shënuar në minutën e 60-të.

Pas 12 xhirove kryeson Leverkuseni me 28 pikë, Bayerni e Leipzigu i kanë nga 27. Dortmundi, që zë vendin e katërt, i ka 22 pikë.

Image